Save on Family FinderY-DNA, mtDNA, and Bundles during our Early Bird Sale! Now through November 24th.

Albanian Bloodlines Project

Gjenetika Shqiptare - Albanian DNA
  • 692 members

About us

Për të gjithë ata me prejardhje shqiptare nga linja e drejtpërdrejtë atërore (Y-DNA), pa marrë parasysh shteti i origjinës! Kjo përfshin çdo shqiptar të testuar në FamilyTreeDNA, iGenea, si dhe ata të testuar në “National Geographic Geno 2.0” të cilët mund të transferojnë rezultatet e tyre në FTDNA falas, dhe mund të bashkohen në këtë projekt mbarëshqiptar. Ky projekt gjithashtu përfshin minoritetet që jetojnë në trojet shqiptare. Duke ju bashkuar këtij projekti, dhe duke testuar për origjinën e linjës suaj mashkullore (Y-DNA), ju jo vetëm do të mësoni për origjinën tuaj të lashtë si dhe rajonet në Ballkanin Perëndimor nga mund të kenë prejardhjen paraardhësit e tu, por rezultati juaj shërben edhe për të hedhur dritë mbi grupimet e ndryshme njërëzore që sot përbëjne bashkësinë shqiptare.

Për versionin në Anglisht klikoni më sipër "OVERVIEW"

Mik i dashur. Ky projekt është krijuar dhe drejtohet nga administatorë vullnetarë. Asnjë nga administratorët nuk punon dhe nuk paguhet nga FamilyTreeDNA. Ata janë vullnetarë që kanë pasion në kuptimin e historisë dhe gjenealogjisë shqiptare përmes gjenetikës, si dhe hulumtimin e haplogrupeve.
 
>>Për ju që jeni testuar në FamilyTreeDNA ose iGenea, klikoni JOIN nalt, ose ndiqni linkun që vijon për t'ju bashkuar projektit dhe pastaj klikoni JOIN: https://www.familytreedna.com/my/group-join.aspx?group=AlbanianBloodlines

>>Kurse për ju që nuk jeni testuar në FamilyTreeDNA, klikoni >>KETU<<
për të porositur test gjenetik nga FTDNA. Për Y-DNA (linja atërore) që gjendet vetëm në meshkuj, Y-DNA12 kushton vetëm $59, mirëpo rekomandohet Y-DNA37 ose rezolucion më të lartë. Kurse për përbërjen gjenetike të tërë (autosomale), rekomandohet FamilyFinder + Y-DNA37 që është nën "Combined Tests".

Donacionet
janë të mirëpritura nëse dëshironi ta ndihmoni projektin. Mund të klikoni "DONATE" në anën e majtë. Fondet mund të përdoren vetëm për testime përmes FamilyTreeDNA!

Një nga qëllimet e këtij projekti do të jetë të ndajë linjat gjenetike atërore, apo Y-DNA haplogrupet, e fiseve shqiptare. Rezultatet i kemi më lartë nën "RESULTS". Nëse i takoni ndonjë fisi që ju e dini, ju lutemi na tregoni. Ose emrin e fisit tuaj mund ta vini te profili juaj i FTDNA-së. Thjeshtë shkoni te: Manage Personal Information > Genealogy > dhe nën "Direct Paternal, Name" vini emrin e fisit dhe origjinën nga jeni dhe së fundi klikoni "Save".


Dua të testohem. Cilin Y-DNA marker test ta porosis?

Family Tree DNA ofron Y-DNA "STR" teste prej 12 deri më 111 markera. Më shumë markera thjeshtë do të thotë një saktësi më të mirë sa afër dy meshkuj të së njëjtit Y-DNA haplogroup janë në linjën e drejtpërdrejtë atërore, si dhe një përcaktim më të thelluar të haplogroupit. Në të shumtën e rasteve, testi Y-DNA37 është i mjaftueshëm për të arritur të dyja gjërat. Pra, rekomandohet Y-DNA37 ose më së miri Y-DNA67, por dikush mund të fillojë me testin më bazik, Y-DNA12, me opsion për të porositur test më të lartë më vonë (pa mos dërguar mostër tjetër). Megjithatë, nuk pritet shumë info nga testi Y-DNA12 përveç përcaktimit të haplogroupit jo shumë të thelluar.


Për disa informata të përgjithshme rreth gjenetikës në shqip, klikoni këtu. Për disa info tjera klikoni LINKS.